Oferta e Kurtit për Abdixhikun: Zv.kryeministrin dhe disa ministri, jemi të interesuar për bashkëqeverisje





Kryetari i LVV’së, Albin Kurti, ka treguar se ia ka ofruar LDK’së pozitën e zv.kryeministrit dhe disa ministri.

“Kemi ofruar pozitën e zv.kryeministrit me disa ministri. E di që kohëve të fundit është përdorur togfjalëshi balanc demokratik, por brenda sistemit tonë kemi balanc demokratik dhe kemi një zonë zgjedhore. Ne ofrojmë në përputhje me rezultatin ta ndajmë përgjegjësinë me resorë ministrore në ekzekutiv”, ka thënë Kurti.

Sipas tij, një ofertë e tillë është ofertë për bashkëqeverisje dhe se e reflekton rezultatin e zgjedhjeve.

Sa i përket kërkesës së LDK’së që ta ketë presidentin, Kurti ka thënë se partia e Abdixhikut nuk i ka as 30 vota për ta bërë propozimin në Kuvend.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo