Çmimet e naftës bien pasi nga SHBA dolën zëra se marrëveshja për hapjen e Hormuzit mund të arrihet “sot ose nesër”
Çmimet e naftës ranë të martën pasi sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, i tha CNBC-së se beson që një marrëveshje për hapjen e Ngushticës së Hormuzit mund të arrihet “sot ose nesër”, raporton CNN.
Nafta Brent, standardi global i naftës, ra me më shumë se 5% në 79.50 dollarë për fuçi, duke zbritur nën kufirin prej 80 dollarësh për herë të parë që nga 13 korriku. Brent më pas rikuperoi një pjesë të humbjeve dhe së fundmi po tregtohej me rënie prej 4%, në 80.50 dollarë për fuçi.
WTI, standardi amerikan i naftës, ra me më shumë se 5.5% në 75.77 dollarë për fuçi, gjithashtu niveli më i ulët në tre javët e fundit. WTI më pas rikuperoi një pjesë të humbjeve dhe së fundmi po tregtohej me rënie prej 4.3%, në 76.90 dollarë për fuçi.
Tregtarët reaguan ndaj komenteve të Bessent, megjithëse mbetet për t’u parë se si do të zhvillohen tensionet mes Washingtonit dhe Teheranit. Përpjekjet për zgjidhjen e konfliktit janë “në faza shumë të avancuara”, sipas Ministrisë së Jashtme të Katarit.
Tregtarët kanë ndjekur nga afër trafikun detar që del nga Ngushtica e Hormuzit për të vlerësuar nëse rrjedha e naftës po rikthehet. Analistët e transportit detar janë më pak optimistë se Bessent.
Çmimet e naftës janë luhatur ndjeshëm gjatë muajve të fundit. Muajin e kaluar, Brent u rrit deri në 100.69 dollarë për fuçi në mbylljen e tregtimit më 23 korrik, përpara se të tërhiqej gjatë javëve të fundit, ndërsa tensionet fullimisht u përshkallëzuan dhe më pas u zbutën.
Aksionet u rritën ndjeshëm të martën: Indeksi Dow Jones u rrit me 800 pikë, ose 1.5%. S&P 500 u rrit me 1.2%, ndërsa Nasdaq, i dominuar nga kompanitë e teknologjisë, u rrit me 1.7%.
Deco takohet me agjentin e Alvarezit në Madrid
Read more