Tragjike në Greqi/ Flakët u marrin jetën tre zjarrfikësve, njëri prej tyre ndërroi jetë nga ataku kardiak si pasojë e lodhjes gjatë luftës me zjarret





Tre zjarrfikës humbën jetën në dy episode të ndryshme të ndodhura të mërkurën në Greqi.

Sipas Shërbimit Zjarrfikës grek, dy anëtarë të forcave zjarrfikëse të Kretës, 25 dhe 58 vjeç, humbën jetën në zonën e Rethymnos, gjatë luftës me flakët.

Sipas informacioneve të para, dy zjarrfikësit po operonin në një zonë të izoluar, kur u rrethuan nga flakët, duke humbur jetën në vend. Policia gjeti më vonë edhe automjetin e tyre tërësisht të djegur.

Dy zjarrfikës të tjerë pësuan dëmtime të rënda dhe ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo