Gati gjysma e amerikanëve, 49 për qind, besojnë kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, duhej të arrestohej gjatë vizitës së tij në SHBA, sipas një sondazhi të ri të publikuar të hënën.
Netanyahu ndodhei në Uashington për një takim me presidentin Donald Trump dhe për funeralin e senatorit të ndjerë republikan dhe mbështetësit të fortë të Izraelit, Lindsey Graham. Që kur Trump u rikthye në detyrë në janar 2025, Netanyahu ka bërë disa vizita në Shtëpinë e Bardhë, është takuar me presidentin edhe në rezidencën e tij Mar-a-Lago në Florida, si dhe ka udhëtuar në Nju Jork për Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Sondazhi i The Economist/YouGov tregoi se 74 për qind e votuesve që mbështetën Kamala Harris në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 mbështesin arrestimin e Netanyahut, krahasuar me 23 për qind të votuesve të Trumpit.
Sipas sondazhit, 47 për qind e amerikanëve besojnë se Netanyahu ka dëmtuar marrëdhëniet SHBA–Izrael, ndërsa po e njëjta përqindje mendon se ai është përgjegjës për krime lufte. 54 për qind kanë një opinion negativ për të, përfshirë 83 për qind të mbështetësve të Harrisit.
Mes votuesve të Harrisit, 72 për qind besojnë se Izraeli po kryen gjenocid ndaj civilëve palestinezë, ndërsa 52 për qind thonë se janë shumë të shqetësuar për faktin që Izraeli posedon armë bërthamore.
Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, bëri thirrje që Netanyahu të arrestohei nëse ai merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në shtator, duke iu referuar urdhër-arrestit të lëshuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare (GJPN), e cila e akuzon atë për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte lidhur me veprimet e Izraelit në Gaza.
Netanyahu e quajti urdhër-arrestin e lëshuar ndaj tij nga Gjykata Penale Ndërkombëtare “të pavërtetë”, pasi Mamdani pranoi se administrata e tij nuk kishte autoritet ligjor për ta arrestuar kryeministrin izraelit nëse ai do të vizitonte qytetin, por bëri thirrje që qeveria federale amerikane të zbatonte urdhrin e GJPN-së.
Gjatë intervistës, Mamdani e quajti Netanyahun “një kriminel lufte të akuzuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare” dhe tha: “Besoj se kryeministri Netanyahu duhet të jetë në Hagë.”
Javën e kaluar, Trump deklaroi se Netanyahu “nuk do të arrestohet në asnjë mënyrë, në asnjë rrethanë” gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara.