Tetë anëtarë të Forcave të Mobilizimit Popullor Irakian (PMF) janë vrarë, ndërsa katër janë plagosur në sulme ajrore të përbashkëta të kryera nga SHBA dhe Arabia Saudite kundër pozicioneve të tyre në Irak, njoftuan Forcat e Mobilizimit Popullor Irakian (PMF).
Sipas “Al Jazeera”, Arabia Saudite dhe Komanda Qendrore e Ushtrisë Amerikane (CENTCOM) kanë njoftuar se sulmet ishin të drejtuara kundër milicive pro-iraniane, të cilat, sipas tyre, qëndrojnë pas sulmeve të fundit ndaj ushtarëve amerikanë dhe infrastrukturës energjetike saudite.
Nga Ministria Saudite e Mbrojtjes theksuan se operacioni u krye si përgjigje ndaj sulmeve me dronë dhe se mbrojtja kundërajrore ndërpreu disa dronë të drejtuar kundër objekteve të naftës në Provincën Lindore dhe rajonin e Rijadit. Prej andej mesazhi ishte se Arabia Saudite nuk kërkon përshkallëzim, por do t’i përgjigjet çdo kërcënimi.
Forcat e Mobilizimit Popullor vlerësuan se sulmet paraqesin shkelje serioze të sovranitetit të Irakut dhe sulm ndaj institucioneve të tij zyrtare të sigurisë.
Në ndërkohë, grupi i armatosur “Rezistenca Islamike në Irak”, që ka mbështetje nga Irani, mohoi përfshirjen në sulmet ndaj Arabisë Saudite, duke i quajtur akuzat “trillime” dhe duke paralajmëruar se çdo lëvizje e pamatur, siç theksojnë ata, do të pasohet nga një përgjigje e ashpër.
Forcat e Mobilizimit Popullor prej vitesh janë objekt i mosmarrëveshjeve mes autoriteteve irakiane, SHBA-së dhe vendeve fqinje. Edhe pse sipas legjislacionit irakian ato janë pjesë e forcave shtetërore të sigurisë, ato shpesh veprojnë në mënyrë të pavarur dhe në të kaluarën janë lidhur me sulme ndaj bazave amerikane dhe ambasadës së SHBA-së në Bagdad.
This is huge.
First time the U.S. and Saudi Arabia have announced joint action against Iran.
U.S. and Saudi forces carried out precision strikes in eastern Iraq, targeting Iran-backed militia weapons and logistics sites after more than 30 drone attacks over the past 72 hours. pic.twitter.com/OkGtNKwUYl
— Baba Banaras™ (@RealBababanaras) July 29, 2026