Arrestohet një shtetas turk në Kosovë, luftoi në anën e Serbisë, dyshohet për masakrën e Krushës





Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas turk, i cili dyshohet për kryerjen e krimeve të luftës në zonën e Krushës dhe rrethinës së Prizrenit.
Sipas burimeve të Klan Kosovës, i dyshuari dyshohet se ka marrë pjesë drejtpërdrejt në Masakrën e Krushës.

Klankosova.tv mëson se të dyshuarin në stacionin e Prizrenit e ka siguruar Prokuroria Themelore e kësaj komune dhe ia ka ofruar hetuesve nga Hetuesia e Veçantë, që punon me Prokurorinë Speciale.

Mësohet po ashtu se çështja po trajtohet në Departamentin për Krime të Luftës në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo