Z. Macrone derisa ndonjëherë të takohem me Presienten time Goradana a mund të takohem une me ju S.V.P
Ejup Berisha
I nderuar Z. Makron, President i Republikës së Francës meqenëse Presidenti i vendit tim i cili është e gjinisë femrore dhe quhet Gordana, dhe meqë aktualisht e njejta nuk ka kohë të lirë të më takon sepse si duket ka “një orar shumë të ngjeshur angazhimesh dhe punësh” në kontekst të çështjeve shtetërore, prandaj Z.Makron une e shfrytezoj rastin që të kërkoj një takim të ngutshëm me ju. Besoj se ju, si një udhëheqës serioz dhe me përvojë, keni më shumë kohë të lirë për kafe dhe për biseda sesa e para e shtetit tim. Atëher Z.President ju lutem gjeni pak kohe të lirë për takim me mua. Z. Macrone agjenda e juaj si duket është më fleksibile se e Presidentes së këtushme dhe besoj se derisa une të mbrri atje në Paris te Pallati presidencial Elysse për tu takuar me ju, shërbimet tuaja do të kenë kohë të mjaftueshme që ta bëjnë pëzgjedhjen e kroasanit më të mire dhe më të shijshëm francez për të ma servuar gjatë takimit tonë. Edhe pse tu a themë të vërtetën une nuk do të doja që ju të harxhoheshit për mua, mjafton edhe vetëm një gotë e ftohët ujë të më servohet në këtë kohë shumë të ngrohtë vere. Z. President i Francës shpresoj për një përgjigje të shpejtë dhe pozitive nga ju për kërkesën time për takim, dhe ate derisa Presidentja e RSM-së Z.Gordana më në fund të gjejë pak kohë të lirë në kalendarin e saj për tu takuar me mua. Z. President deri në takimin tone të mundeshëm. I nderuar ju lutem pranoni përshëndetjet e mija më të sinçerta dhe shprehejt e respektit tim. Me respekt, Ejup Berisha qytetarë i Shkupit shtetas i RS të Maqedonisë.