Dijana Toska reagon ashpër në mbështetje të Rami Mislimit: A nuk ju vjen marre hiç? A nuk keni një gram mend? A i shahet dikujt fëmija dy vjeçar, plus vajzë?





Dijana Toska ka reaguar publikisht pas pretendimeve për kërcënime dhe fyerje ndaj gazetarit Rami Mislimi, duke dënuar ashpër çdo përfshirje të një fëmije në një konflikt.

Në një postim në rrjetet sociale, Toska ka shprehur indinjatën e saj për gjuhën e përdorur në rastin e pretenduar, duke theksuar se përmendja e një fëmije 2-vjeçar është e papranueshme.

“A nuk ju vjen marre hiç? A nuk keni një gram mend? A i shahet dikujt fëmija dy vjeçar, plus vajzë? Po s’paskët pasë një fije njerëzillëku. Çka është ky fjalor i gërditshëm? Zoti ju dënoftë! Po pisa paskët qenë!”, ka shkruar Toska.

Në fund të reagimit të saj, ajo ka shprehur mbështetje për gazetarin me mesazhin e shkurtër: “Me Ramiun.”

Reagimi i Dijana Toskës i bashkohet një sërë reagimesh publike që kanë dënuar çdo formë kërcënimi ndaj gazetarëve dhe përfshirjen e familjarëve, veçanërisht të fëmijëve, në përplasjet publike.

 

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo