Bajram Rexhepi: Kur pushtetarët nënshtrohen, rezistenca bëhet detyrim





Bajram Rexhepi, ka reaguar pas zhvillimeve në Këshillin Komunal të Tetovës, ku këshilltarët e BDI-së dhe Aleancës për Shqiptarët bllokuan seancën në shenjë proteste për çështjen e emrave të rrugëve informon Tetovasot.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rexhepi vlerësoi veprimin e këshilltarëve opozitarë, duke theksuar se ata mbrojtën dinjitetin, historinë dhe interesin kombëtar, pavarësisht se ishin të mbivotuar.

“Kur pushtetarët nënshtrohen, rezistenca bëhet detyrim! Këshilltarët e BDI-së dhe Aleancës për Shqiptarët në Tetovë, edhe pse të mbivotuar, sot dëshmuan se si mbrohen dinjiteti, historia dhe interesi kombëtar”, shkroi Rexhepi.

Ai njëkohësisht kritikoi pushtetin lokal, duke e akuzuar se “çdo gjë e sheh si plaçkë për shitje dhe si mjet për pazare politike në dëm të shqiptarëve”.

Reagimi i Rexhepit vjen në kohën kur debati për emrat e rrugëve në Tetovë ka rikthyer tensionet politike mes pushtetit lokal dhe opozitës shqiptare.TS

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo