Ministrja Janevska paralajmëron mbylljen e disa universiteteve në Maqedoninë e Veriut





Ministria e Arsimit është në proces të mbylljes së edhe pesë ose gjashtë instituteve, ndërsa po kryen monitorim edhe në të paktën pesë universitete, deklaroi sot ministrja e Arsimit, Vesna Janevska.

Ajo bëri të ditur se në disa institucione arsimore janë konstatuar parregullsi në funksionim dhe se Ministria po punon për eliminimin e tyre.

“Për momentin, ende po veprojmë mbi bazën e denoncimeve nga persona të caktuar ose grupe profesorësh. Ajo që është pozitive, ndryshe nga e kaluara kur Agjencia për Cilësinë në Arsimin e Lartë pothuajse nuk funksiononte dhe jepte akreditime pa kriter, është se tani kjo situatë ka ndryshuar. Vlerësimet e para, të cilat po realizohen me ekspertë të huaj, tregojnë se në disa universitete puna është e mirë, por në universitete të tjera do të tërhiqen akreditimet”, deklaroi Janevska, njofton TS.

Ajo sqaroi se institucioneve do t’u jepen afatet ligjore për të korrigjuar mangësitë e konstatuara, ndërsa ato që nuk do t’i përmbushin këto kërkesa do të mbyllen.

Deri më tani janë mbyllur 18 institute dhe një fakultet privat, përkatësisht një shkollë e lartë profesionale.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo