LIVE nga Tetova: Qytetarët protestojnë kundër rikthimit të emrave të ish-Jugosllavisë, marshim në mbrojtje të identitetit shqiptar (VIDEO)





Në Tetovë po zhvillohet protesta qytetare e paralajmëruar kundër rikthimit të emrave të periudhës së ish-Jugosllavisë për rrugët dhe sheshin e qytetit.

Qytetarë të shumtë janë mbledhur në Sheshin “Iliria”, prej nga ka nisur marshimi protestues, duke kundërshtuar vendimin për shfuqizimin e emrave të vendosur më parë dhe rikthimin e emërtimeve të vjetra. Protestuesit mbajnë flamuj kombëtarë dhe pankarta me mesazhe në mbrojtje të identitetit, historisë dhe dinjitetit shqiptar, raporton TS.

Bashkimi Demokratik për Integrim e ka cilësuar tubimin si një reagim qytetar për mbrojtjen e identitetit dhe historisë së qytetit.

PAMJE LIVE:

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo