Komuna e Tetovës shkon në zgjedhje të parakohshme?





Këshilli komunal i Tetovës e ka pranuar nismën e BDI-së për rivotimin e vendimit të vitit 2007 për riemërimin e rrugëve në Tetovë, shkruan TV21. Siç dihet tashmë, sipas nenit 75 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, nëse votohet sërish një vendim i shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese, këshilli komunal shpërndahet automatikisht dhe shkohet në zgjedhje të parakohshme.

Burime nga VLEN për TV21 thonë se e kanë pranuar nismën e BDI-së, për shkak se vlerësojnë se janë plotësuar kushtet që të shkohet në zgjedhje të parakohshme për Këshillin Komunal. Siç dihet tashmë, sipas nenit 75 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, nëse votohet sërish një vendim i shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese, këshilli komunal shpërndahet automatikisht dhe shkohet në zgjedhje të parakohshme.

Seanca e këshillit është caktuar për ditën e hënë më 13 korrik, ku në rend dite do të jetë edhe pika për rivotimin e vendimit të vitit 2007 për emrat e rrugëve në Tetovë.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo