Arrestohet një 19-vjeçar në Tetovë, dyshohet për vjedhje nga një veturë





Një 19-vjeçar nga Tetova është arrestuar mbrëmjen e 8 korrikut 2026, rreth orës 20:30, në afërsi të një objekti hotelierik në qytet, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “vjedhje”.
Sipas policisë, bëhet fjalë për S.A. (19), i cili u privua nga liria nga zyrtarët e Njësisë për Policinë Kriminalistike në Tetovë, pasi më herët ishte pranuar një denoncim nga K.I. (40) nga Tetova. Ai kishte raportuar se gjatë së njëjtës ditë, nga vetura e tij BMW me targa të Tetovës i ishin marrë para dhe sende të tjera.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj të dyshuarit do të parashtrohet kallëzimi përkatës.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo