Kos: Maqedonia ka vendin e saj në BE! Mickoski: Jemi pararendës për cilësinë dhe shpejtësinë e realizimit të reformave





Eurokomisarja për Zgjerim, Marta Kos, po qëndron për vizitë zyrtare në Shkup, e pas takimit me kryeministrin Hristijan Mickoski deklaroi se në vend ka përparim inkurajues në agjendën e reformave dhe se me këtë Maqedonia ndodhet ndër vendet më të mira në përmbushjen e obligimeve. Sa i përket procesit të integrimit evropian, ajo nuk harroi të përmendë se duhet të përmbushet obligimi për miratimin e ndryshimeve kushtetuese. Njëkohësisht, Kos e përsëriti qëndrimin se asnjë vend nuk mund të marrë garanci se nuk do të bllokohet në procesin e integrimit. Kryeministri Mickoski, nga ana tjetër, porositi se Maqedonia punon me përkushtim për realizimin e reformave dhe se anëtarësimi në BE mbetet opsioni i vetëm.

“Miratimi i ndryshimeve kushtetuese të dakorduara mbetet hapi i ardhshëm i domosdoshëm për fillimin formal. Zgjerimi i BE-së nuk është ndërtuar mbi garanci që jepen paraprakisht, por ndërtohet mbi besim, obligime, përkushtim, përmbushjen e tyre dhe punë”, u shpreh Marta Kos – Eurokomisare.

“Jam i bindur se ne si Qeveri jemi vërtet pararendës kur bëhet fjalë për cilësinë e realizimit dhe shpejtësinë e realizimit, përkushtimin dhe punën, dhe në këtë drejtim do të vazhdojmë të punojmë. Për ne, në këtë moment, nuk ka asnjë opsion tjetër dhe asnjë plan B, për ne opsioni i vetëm është anëtarësimi në kuadër të Bashkimit Evropian dhe përkushtimi në pjesën e realizimit të reformave”, theksoi Hristijan Mickoski – Kryeministër.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo