Mevlan Ademi: Nga premtimi për një javë, te pritja mbi gjashtë muaj – provimi i jurisprudencës ende askund në shqip

Iniciatori i protestave për të drejtën e dhënies së provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, Mevlan Ademi, ka reaguar sërish, duke kritikuar zvarritjen e procesit dhe ndryshimin e afateve të premtuara nga institucionet.

Sipas Ademit, fillimisht ishte premtuar se çështja do të zgjidhej brenda një jave, ndërsa tani flitet për një periudhë prej më shumë se gjashtë muajsh.

“Ndërkohë, gjenerata të tëra juristësh po diplomohen pa mundësinë ta japin provimin në gjuhën e vet. Çdo muaj vonesë do të thotë qindra të rinj që vazhdojnë të presin”, shkruan ai.

Ademi kundërshton edhe idenë që provimi të zhvillohet pjesërisht në shqip dhe pjesërisht në maqedonisht, duke theksuar se një zgjidhje e tillë është e papranueshme.

“Gjysma shqip, gjysma maqedonisht. As na pyetën. As e pranojmë. Gjysmë provimi nuk është gjysmë e drejtë – është e drejtë e mohuar”, shprehet ai.

Në vijim shkrimi i plotë i Ademit:

POV: të premtuan zgjidhje për 1 javë. Tani thonë 6+ muaj. 🕐➡️🗓️

Ndërkohë gjenerata të tëra juristësh po diplomohen pa mundësinë ta japin provimin në gjuhën e vet. Çdo muaj vonesë = qindra të rinj që presin.

Dhe “zgjidhja” e re? Gjysma shqip, gjysma maqedonisht.
As na pyetën. As e pranojmë. Gjysmë provimi nuk është gjysmë e drejtë — është e drejtë e mohuar.

Kërkesa jonë s’ka ndryshuar dhe s’ndryshon:
✅ Zbatim i plotë dhe i menjëhershëm i Ligjit të Gjuhës
✅ Provimet TËRËSISHT në shqip
❌ Pa zvarritje, pa premtime boshe

FOL SHQIP O TAJ! 🗣️🔴⚫

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo