Zvicra triumfon te penalltitë ndaj Kolumbisë, gjen Argjentinën në çerekfinale

vicra dhe Kolumbia e mbyllën në barazim pa gola pjesën e rregullt të përballjes së tyre, në një sfidë të luftuar dhe me shumë intensitet, por ku mungoi finalizimi.

Skuadra zvicerane pati mundësitë e saj për të zhbllokuar rezultatin. Në minutën e 30-të, Fabian Rieder bëri një aksion të bukur individual duke depërtuar në zonën kundërshtare, por goditja e tij u ndal nga një pritje e shkëlqyer e portierit kolumbian. Pak më vonë, në fillimin e pjesës së dytë, Rieder provoi sërish nga një goditje dënimi në hyrje të zonës, por topi përfundoi shumë pranë shtyllës së majtë.

Edhe Kolumbia ishte pranë golit. Në minutën e 21-të, Gustavo Puerta lëshoi një goditje të fuqishme nga jashtë zone, por portieri zviceran Gregor Kobel reagoi në mënyrë spektakolare duke shmangur golin dhe duke e mbajtur portën të paprekur.

Në pjesën e dytë, ritmi mbeti i lartë. Zvicra kërkoi një penallti në minutën e 49-të pas rrëzimit të Dan Ndoye në zonë, por arbitri Ivan Barton nuk e konsideroi si faull dhe loja vazhdoi. Dy minuta më vonë, Granit Xhaka u ndëshkua me karton të verdhë pas një ndërhyrjeje të fortë ndaj një kundërshtari.

Trajneri i Zvicrës, Murat Yakin, ndërhyri menjëherë në pushimin mes pjesëve, duke aktivizuar Djibril Sow në vend të Ardon Jasharit.

Pas 90 minutash, rezultati 0-0 lë gjithçka të hapur, me të dyja skuadrat që do të kërkojnë golin e kualifikimit në minutat shtesë ose në serinë e penalltive.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo