Erdogan thotë se ‘Turqisë i janë premtuar 5 avionë luftarakë’, Trump i përgjigjet

Presidenti i Shteteve të Bashkuara tw Amerikws, Donald Trump, dhe presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, folën para gazetarëve në Ankara para samitit të NATO-s, duke prekur çështje kyçe të mbrojtjes, sigurisë dhe politikës ndërkombëtare.

Trump deklaroi se së shpejti do të marrë një vendim nëse do t’i shesë Turqisë avionët luftarakë F-35, pavarësisht ndalimit të vendosur nga Kongresi amerikan.

Ai vlerësoi gjithashtu Turqinë, duke thënë se ka qenë “më besnike se disa vende të tjera” që kanë marrë këta avionë, raporton CNN.

Nga ana e tij, Erdogan u shpreh optimist se Ankaraja është pranë arritjes së një marrëveshjeje me SHBA-në për blerjen e avionëve F-35, si dhe të motorëve amerikanë për avionin luftarak turk KAAN.

Sipas tij, Turqisë “i janë premtuar pesë avionë”.

Gjatë deklaratave, Trump përsëriti gjithashtu se dëshiron që Shtetet e Bashkuara të kenë kontroll mbi Grenlandën, duke argumentuar se territori ka rëndësi strategjike për sigurinë amerikane. Megjithatë, ai pranoi se një qëndrim i tillë “do të dëmtonte marrëdhëniet e tij me NATO-n”.

Në fjalën e tij, presidenti amerikan foli për çështje që ndërlidhen me Evropën, duke u ndalur te trupat amerikane në kontinentin e vjetër.

Ai tha se ShBA-ja mund t’i tërheq të gjithë.

“Mund t’i tërheqim të gjithë ushtarët tanë nga Evropa”, tha Trump, duke shtuar: “Sepse, siç tashmë e keni vërejtur edhe ju, Evropa është një vend krejtësisht ndryshme nga 20 vite më parë”.

“Dhe më mirë iu bie të jenë të kujdesshëm”, theksoi presidenti amerikan, “me imigrimin dhe energjinë”.

“Nëse nuk janë të kujdesshëm me këto dy gjëra, nuk do të keni më Evropë”.

Sa i përket luftës në Ukrainë, presidenti amerikan u shpreh optimist për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje paqeje mes Rusisë dhe Ukrainës, megjithëse theksoi se deri tani “asgjë nuk ka ndryshuar” në konflikt.

Në fund, Trump e quajti kryeministren italiane Giorgia Meloni “një person të mirë”, pavarësisht se gjatë fundjavës, në një postim në Truth Social, kishte lënë të kuptohej me humor se i duhej një urdhër mbrojtjeje ndaj saj.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo