Gjendet granatë nga Lufta e Dytë Botërore në një kantier ndërtimi në Shkup





Gjatë punimeve ndërtimore në bulevardin “Mitropolit Teodosij Gologanov” në Shkup është gjetur një granatë e mbetur nga Lufta e Dytë Botërore, raporton Tetovasot. Pas denoncimit, policia ka kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe ka konstatuar se bëhet fjalë për një mjet shpërthyes që daton nga Lufta e Dytë Botërore. Tetovasot mëson se për largimin e sigurt të granatës është njoftuar Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo