Mexhiti: Autostrada Shkup–Bllacë po bëhet realitet





Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, njoftoi se nesër pritet të nënshkruhet kontrata për ndërtimin e autostradës Shkup–Bllacë, një investim me vlerë mbi 200 milionë euro që do të përmirësojë lidhjen ndërmjet Shkupit dhe Prishtinës.

Sipas Mexhitit, ky projekt përfaqëson një hap të rëndësishëm për zhvillimin e infrastrukturës rrugore, forcimin e lidhjeve ekonomike dhe lehtësimin e komunikimit ndërmjet dy vendeve.

“Rruga Shkup–Bllacë nuk është më një premtim. Është një projekt që po merr formë. Për vite me radhë u fol, ndërsa ne zgjodhëm të veprojmë. Rezultatet nuk kanë nevojë për zhurmë, ato flasin vetë,” deklaroi Mexhiti.

Mexhiti: Autostrada Shkup–Bllacë po bëhet realitet

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo