Arkmorti në duart e protestuesve, reagon Rama: Para 20 vjetësh ishte me të vdekurin brenda, sot tubimi në duar e llapaqorrëve dhe çakejve nga Prishtina e Tetova
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas protestës së djeshme, duke krahasuar arkivolin e përdorur nga protestuesit me ngjarjet e 20 viteve më parë.
Në një mesazh të gjatë në rrjetet sociale, ai u shpreh se dikur arkmorti mbante “një të vdekur”, ndërsa sot, sipas tij, protesta ka përfunduar “në duart e llapaqorrëve, ujqve politikë dhe çakenjve nga Prishtina e Tetova”, duke humbur karakterin qytetar.