Problemi me trotinetët elektrikë, vetem në Shtip policia shqiptoi 55 masa dhe ndaloi 5 persona





Gjatë një aksioni të realizuar mbrëmjen e 4 korrikut në Shtip, janë shqiptuar gjithsej 55 masa ndaj drejtuesve të mopedëve, motoçikletave, katërçikleve dhe trotineteve elektrike për shkelje të rregullave të komunikacionit, njofton Ministria e Punëve të Brendshme.

Sipas MPB-së, pjesa më e madhe e sanksioneve, 35 gjithsej, u shqiptuan ndaj motoçiklistëve që qarkullonin pa helmetë mbrojtëse, ndërsa gjashtë persona, njëri prej tyre i mitur, u ndaluan për veprën penale “drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik”. Gjatë kontrollit u sekuestrua edhe një motoçikletë me leje qarkullimi të skaduar.

“Kontrollet në komunikacion do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme. U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë në mënyrë të përpiktë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo