Mickoski: Së shpejti nis “hekurudha e shpejtë”! Projekte të reja infrastrukturore, pa kredi e donacione





Ndërtimi i “Hekurudhës së shpejtë” në Korridorin 10 pritet të nisë me vendosjen e gurthemelit në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm kështu njoftoi kryeministri Hristikan Mickoski. Ai theksoi se studimi i fizibilitetit është përfunduar dhe projekti është në fazë rishikimi, ndërsa financimi tashmë është siguruar dhe do të bëhet publik së shpejti. Mickoski shtoi se nuk pret pengesa nga ndryshimet në qeverinë britanike.

“Nuk pres të kemi asnjë turbulencë për shkak të ndryshimeve në qeverinë britanike. Megjithatë, është një shtet serioz dhe institucionet nuk ndryshojnë lehtë, as prioritetet nuk ndryshojnë në raport me personelin në qeveri,” deklaroi Mickoski”, tha Hristijan Mickoski – kryeministër .

Kryeministri Mickoski gjithashtu foli edhe për interkonektorin e gazsjellësit me Greqinë për të cilin tha se pritet të përfundojë në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm, ndërsa paralelisht po zhvillohen edhe tre projekte të reja të gazsjellësit brenda vendit dhe drejt Kosovës. Ai theksoi se të gjitha projektet po realizohen me mjete vetanake, pa kredi, hua apo donacione.

Sa i përket projekteve të tjera për të cilat duhet të garantojë qeveria e Mbretërisë së Bashkuar në kuadër të Marrëveshjes Strategjike, Mickoski tha se ndoshta në shëndetësi “do të dalim nga korniza e atyre garancive që i kemi me qeverinë britanike dhe do të shkojmë drejtpërdrejt me huadhënësit, pasi sipas analizave siç thzeksoi Mickoski kushtet që ofrojnë ato institucione për disa projekte (spitalet në Shtip, Kërçovë dhe Tetovë, si dhe objektet në Shtip) mund të jenë më të favorshme se ato të marrëveshjes me Britaninë.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo