Protesta para Kuvendit përshkallëzon në dhunë, protestuesit thyejnë xhamat e automjetit të policisë (VIDEO)





Situata është tensionuar gjatë protestës së zhvilluar para Kuvendit, ku një grup protestuesish kanë kaluar nga hedhja e vezëve dhe miellit në akte dhune dhe vandalizmi.

Gjatë përplasjes, disa protestues kanë sulmuar një automjet të Policisë së Shtetit, duke i thyer xhamat. Fillimisht ata kanë hedhur gurë në drejtim të mjetit, ndërsa më pas kanë marrë gardhe metalike dhe i kanë përplasur disa herë mbi automjet, duke i shkaktuar dëmtime.

Pas incidentit, forcat e Policisë kanë ndërhyrë për të neutralizuar situatën, duke ndjekur personat e përfshirë në aktet e dhunës dhe duke shoqëruar disa prej tyre.

Protesta para Kuvendit ka vijuar gjatë gjithë paradites, ndërsa në disa momente është shoqëruar me përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo