Ademi shpërthen ndaj Jeton Shasivarit: Kërmilli i pushtetit që shkel mbi interesat shqiptare

Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Arbër Ademi, ka reaguar ashpër ndaj profesorit Jeton Shasivari, pas deklaratave të këtij të fundit lidhur me protestën e mbrëmshme në Tetovë dhe kritikave të drejtuara ndaj kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, të cilin e quajti “Komandant Soravia”.

Në një reagim publik, Ademi e cilësoi Shasivarin si “kërmill të pushtetit”, duke e akuzuar se është vënë në mbrojtje të politikave të VMRO-DPMNE-së dhe se veprimet e tij udhëhiqen nga ambiciet për të siguruar një post të lartë shtetëror.

Sipas Ademit, Shasivari, i cili konsiderohet një nga autorët e Ligjit për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, po sakrifikon integritetin profesional dhe interesin kombëtar për interesa personale.

“Ka njerëz që postin e gjykatësit kushtetues apo të ministrit e shohin si mision. Ky e sheh si shpërblim për nënshtrim. Prandaj nuk habit fakti që sot mbron Karakamishevën, Siljanovskën e VMRO-në, ndërsa nesër do të mbrojë këdo që i garanton kolltukun”, ka shkruar Ademi.

Reagimi i plotë i Arbër Ademit:

“Mileniku” i të gjitha pushteteve, sot i Karakamishevës, Siljanovskës dhe VMRO-së, doli sërish të llomotisë. Jo për të mbrojtur shqiptarët, por për të mbrojtur dëmin që pushteti po ua shkakton atyre. Dhe, si zakonisht, shigjetat i drejton ndaj kryetarit të BDI-së, sepse aty ia kërkon shefi dëshminë-besnikërinë.

Ka njerëz që postin e gjykatësit kushtetues apo të ministrit e shohin si mision. Ky e sheh si shpërblim për nënshtrim. Prandaj nuk habit fakti që sot mbron Karakamishevën, Siljanovskën e VMRO-në, ndërsa nesër do të mbrojë këdo që i garanton kolltukun.

Kërmijtë politikë nuk ecin me bindje, por zvarriten pas pushtetit, duke lënë gjurmë mbi çdo interes shqiptar që u del përpara. Historia na ka mësuar se askush nuk i rehabiliton ata që, për karrierë personale, shkelin mbi dinjitetin e popullit të vet.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo