UKMTO: Një anije-cisternë goditet nga një “predhë e paidentifikuar” në Ngushticën e Hormuzit





Operacionet e Tregtisë Detare e Mbretërisë së Bashkuar (UKMTO) ka bërë të ditur se një anije-cisternë është goditur nga një “predhë e paidentifikuar” gjatë kalimit nëpër Ngushticën e Hormuzit, transmeton Anadolu.

Në një paralajmërim për sigurinë detare, UKMTO tha se kishte marrë një raport nga kapiteni i anijes në orën 08:00 GMT lidhur me incidentin në këtë rrugë ujore strategjike.

“Kapiteni i anijes-cisternë ka raportuar se është goditur nga një predhë e paidentifikuar”, tha agjencia, duke shtuar se anija pësoi dëmtime në urën komanduese.

Nga atje theksuan se të gjithë anëtarët e ekuipazhit janë të sigurt dhe nuk është raportuar ndonjë dëm mjedisor.

Një hartë e bashkëngjitur me paralajmërimin e UKMTO-së tregonte se incidenti ndodhi në Ngushticën e Hormuzit, pranë Gadishullit Musandam në Oman.

UKMTO u rekomandoi anijeve që kalojnë në këtë zonë të tregojnë kujdes dhe të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë, ndërsa autoritetet vazhdojnë hetimet për incidentin.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo