Taulant Balla ka reaguar publikisht në lidhje me protestat e zhvilluara në Tetovë, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut, i cili shfuqizoi vendimin e Komunës së Tetovës të vitit 2007 për emërtimin e rrugëve dhe shesheve informon Tetovasot.
Në një deklaratë të shpërndarë në rrjetet sociale, Balla shprehu mbështetje për protestuesit, duke deklaruar: “Jam me Tetovën, jam me shqiptarët e Maqedonisë”, duke iu referuar reagimeve qytetare ndaj vendimit që rikthen emrin e sheshit “Iliria” në “Marshall Tito”.
Sipas tij, vendimi i Gjykatës Kushtetuese, edhe pse juridikisht i formës së prerë, është “haptazi politik” dhe bie ndesh me Kartën Evropiane të Vetëqeverisjes Vendore, duke nxitur reagime të forta në opinionin publik shqiptar në Maqedoninë e Veriut.
Vendimi ka shkaktuar debat të gjerë politik dhe institucional, ndërsa në Tetovë janë mbajtur protesta paqësore nga qytetarë që kundërshtojnë ndryshimet në emërtimet e hapësirave publike.Tetovasot