Pa patentë shoferi, arrestohet 27-vjeçari nga Poroji – i konfiskohet vetura





Tetovasot raporton se policia ka arrestuar M.M. (27) nga fshati Poroj gjatë një kontrolli në trafik.

Gjatë kontrollit është konstatuar se ai drejtonte një automjet “Volkswagen Golf” pa poseduar patentë shoferi.

Tetovasot mëson se automjeti është konfiskuar, ndërsa ndaj 27-vjeçarit do të ngrihet kallëzim përkatës.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo