Përfundoi protesta paqësore në Tetovë, qytetarët kërkuan rikthimin e emrave shqiptarë të rrugëve “Bota serbe jashtë Tetovës” (VIDEO)





Protesta e mbajtur sot në Tetovë përfundoi pa incidente, ndërsa gjatë tubimit u dëgjuan thirrje dhe mesazhe të ndryshme nga protestuesit lidhur me çështjen e emërtimeve të rrugëve në qytet.

Protestuesit shprehën kundërshtimin e tyre ndaj ndryshimeve të emrave të disa rrugëve dhe kërkuan rikthimin e emërtimeve që lidhen me figurat dhe historinë shqiptare të Tetovës, raporton TS.

Gjatë protestës u dëgjuan edhe thirrje politike drejtuar kryetarëve dhe përfaqësuesve lokalë, përfshirë “Bilall Beogradi”, “Bilall hajduti” dhe “Bota serbe jashtë Tetovës”, si shprehje e pakënaqësisë së një pjese të protestuesve ndaj vendimeve të marra.

Tubimi, i nisur nga Sheshi “Iliria” dhe i vazhduar para objektit të Komunës së Tetovës, u zhvillua nën masa të shtuara sigurie, ndërsa në fund përfundoi i qetë pa përplasje apo incidente të raportuara.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo