Gjatë protestës së mbajtur në Tetovë, protestuesit kanë shprehur pakënaqësitë e tyre me thirrje dhe mesazhe drejtuar vendimeve për ndryshimin e emërtimeve të rrugëve në qytet.
Nga turma janë dëgjuar thirrje si “Bilall Beogradi” dhe “Forcat serbe jashtë Tetovës”, ndërsa protestuesit kanë kërkuar respektimin e emërtimeve që lidhen me historinë dhe identitetin shqiptar të qytetit, raporton TS.
Protesta, e nisur nga Sheshi “Iliria”, ka vijuar drejt objektit të Komunës së Tetovës, ku qytetarët kanë vazhduar të shprehin kundërshtimet e tyre. Në terren ka pasur prani të shtuar të forcave policore për sigurimin e tubimit.