Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së, ka ftuar anëtarësinë për durim, mes kërkesave të tri degëve për dorëheqjen e tij.
Abdixhiku thotë se po merr mbështetje privatisht.
“E kuptoj se anëtarësia jonë është e shqetësuar. Por sonte ju ftoj në durim. Ka momente kur padrejtësia duket më e madhe se mundi ynë; por janë pikërisht ato momente që e provojnë karakterin tonë. Ky karakter do t’i tejkalojë llogaritë e vogla; siç i ka tejkaluar gjithëherë”, ka shkruar ai.
Duke u thirrur në rezultatin e dobët zgjedhor dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Pejë, ajo në Lipjan si dhe dega e dytë e LDK-së në Prishtinë kanë kërkuar dorëheqjen e kryetarit të kësaj partie Lumir Abdixhiku.