Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka komentuar çështjen e emrave të rrugëve në Tetovë, duke theksuar se në të ardhmen ka biseduar me kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, për emërtimin e rrugëve që aktualisht janë me numra ose pa emra informon Tetovasot.
Sipas Mickoskit, qëllimi është që këto rrugë të marrin emrat e personaliteteve që kanë dhënë kontribut të rëndësishëm për shtetin e pavarur të Maqedonisë.
“Përndryshe, me Bilall Kasamin kemi biseduar që në të ardhmen rrugët që janë me numër ose pa emër të marrin emra të njerëzve që janë meritorë për Maqedoninë si shtet i pavarur. Unë qëndroj pas kësaj, sepse do të ishte mirë që një rrugë të mos jetë me numër, por të mbajë emrin e ndonjë njeriu që ka meritë për shtetin e pavarur të Maqedonisë”, deklaroi Mickoski.
Deklarata vjen në kohën kur çështja e emrave të rrugëve në Tetovë është rikthyer në qendër të debatit publik dhe politik, pas vendimeve dhe polemikave të fundit që lidhen me emërtimet në qytet. Tetovasot.