Një 23-vjeçar është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht një të mitur në fshatin Sellcë të Tetovës, raporton Tetovasot.
Rasti është denoncuar më 18 qershor nga S.K. (42), i cili ka njoftuar se pranë shkollës lokale djali i tij 16-vjeçar ishte sulmuar fizikisht nga S.S. (23).
Vetëm 20 minuta pas denoncimit, policia ka arrestuar të dyshuarin, i cili është ndaluar në stacionin policor. Pas dokumentimit të rastit do të pasojë kallëzim përkatës.