17-vjeçari nga Çegrani përfundon pa ndjenja pas goditjes në një lokal në Gostivar





Një i mitur nga Çegrani ka denoncuar se është sulmuar në një lokal në Gostivar dhe ka humbur ndjenjat pas goditjes në kokë, raporton Tetovasot.

Sipas denoncimit në DPB Gostivar, ngjarja ka ndodhur më 17 qershor rreth orës 21:50. I mituri 17-vjeçar ka deklaruar se teksa po shkonte drejt tualetit të lokalit, është goditur me një send të fortë në kokë.

Pas sulmit ai ka rënë pa ndjenja, ndërsa shokët e tij e kanë transportuar në Qendrën Mjekësore të Gostivarit ku ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Policia po ndërmerr masa për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të rastit.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo