Burri në Tetovë tenton të sulmojë bashkëshorten, rezulton me mbi 2 promilë alkool





Policia e Tetovës ka arrestuar një 59-vjeçar pas një denoncimi për dhunë në familje.

Më 17 qershor rreth orës 20:30, Sh.E. (59) nga Tetova është ndaluar nga policia pasi bashkëshortja e tij 50-vjeçare denoncoi se ai kishte tentuar ta sulmonte fizikisht pas një debati të shkurtër në shtëpi.

Gjatë verifikimeve policore është konstatuar se ai ishte nën ndikimin e alkoolit, me 2.03 promilë alkool në gjak.

Pas dokumentimit të rastit do të ngrihet kallëzimi përkatës.TS

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo