Publikohen fotografi të një të mituri me mesazhe kërcënuese në rrjetet sociale, njoftohet prokuroria





Një rast shqetësues është denoncuar në DPB Gostivar, ku një banor i fshatit Çegran ka raportuar kërcënime ndaj familjes së tij përmes rrjeteve sociale.

Sipas policisë, I.A. (53) ka denoncuar se në një rrjet social janë publikuar fotografi të djalit të tij të mitur, të shoqëruara me tekste që përmbajnë kërcënime ndaj jetës dhe sigurisë së familjes.

Për rastin është njoftuar prokurori publik, ndërsa organet kompetente po ndërmarrin masa për identifikimin e personave përgjegjës dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes, raporton Tetovasot.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo