Është privuar nga liria shoferi i cili në autostradën në ndërtim Ohër–Kërçovë goditi me automjet dhe lëndoi rëndë një punëtor nga Kina
Më 15.06.2026, në orën 07:55, në SPB Ohër u njoftua se në autostradën në ndërtim Ohër–Kërçovë, pranë fsh. Orovnik, komuna e Debërcës, K.Sh. (32) nga fsh. Koroshishtë, rrethina e Strugës, duke drejtuar një automjet udhëtarësh „Mercedes“ me targa të Strugës, ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe është përplasur në një pusetë, e më pas në L.J. (46) nga Republika Popullore e Kinës, me vendqëndrim në fsh. Izvor, i cili kryente detyrat e punës në autostradë. Si pasojë e aksidentit, L.J. ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa shoferi i automjetit ka pësuar lëndime trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin Special „Sh. Erasmo“ në Ohër.
Me urdhër të prokurorit publik, shoferi K.Sh. është privuar nga liria, ndërsa një ekipi hetimor i SPB Ohër ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë kallëzimi përkatës.