Rreth orës 13:30 një aksident trafiku ka ndodhur mes dy veturave në magjistralen Prishtinë-Pejë, në Jabllanicë.
Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Ai ka bërë të ditur se katër persona kanë mbetur të lënduar.
“Janë lënduar katër persona dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës”, tha Gashi për Reporteri.net