Kryeministri pakistanez, Sharif: Marrëveshja e paqes SHBA-Iran mund të arrihet brenda 24 orëve





Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, ka deklaruar se një marrëveshje paqeje mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit mund të finalizohet brenda 24 orëve të ardhshme, duke e cilësuar procesin aktual si momentin kur palët janë “më afër se kurrë” një zgjidhjeje.

Sipas Sharifit, Pakistani, i cili po luan rolin e ndërmjetësit në negociatat mes Uashingtonit dhe Teheranit, tashmë ka nisur përgatitjet për nënshkrimin elektronik të marrëveshjes menjëherë pas arritjes së saj.

Ai bëri të ditur se pas nënshkrimit pritet të zhvillohen bisedime në nivel teknik gjatë javës së ardhshme, me qëllim zbatimin e detajeve të dakorduara nga të dyja palët.

“Jemi më afër një marrëveshjeje paqeje se kurrë më parë. Finalizimi i saj pritet brenda 24 orëve të ardhshme, ndërsa Pakistani po përgatitet për nënshkrimin elektronik të marrëveshjes menjëherë pas kësaj”, deklaroi Sharif.

Kryeministri pakistanez falënderoi Shtetet e Bashkuara dhe Iranin për angazhimin e tyre gjatë negociatave, si dhe vendet e rajonit për mbështetjen e dhënë ndaj procesit diplomatik.

“Jemi të bindur se kjo marrëveshje historike do të krijojë një bazë të fortë për paqe të qëndrueshme”, tha ai.

Nëse arrihet, marrëveshja do të përbënte një zhvillim të rëndësishëm diplomatik pas muajsh tensionesh dhe negociatash intensive mes dy vendeve.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo