Zhduket një person në Klinë, policia njofton se kanë nisur hetimet





Policia e Kosovës, përmes raportit të përditshëm ka njoftuar se në Klinë është zhdukur një person.

Rastin në polici e ka raportuar motra e viktimës, e cila ka bërë të ditur se vëllai i saj ka dalë nga shtëpia dhe se më nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.

“Fsh. Poterq i Epërm, Klinë 10.06.2026-07:30. Ankuesja ka raportuar se vëllai i saj viktima mashkull kosovar ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij’’, thuhet në raport.

Policia thotë se rasti është nën hetime. /Reporteri.net/

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo