Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka sulmuar presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, duke e quajtur atë një “diktator antisemit”.
“Diktatori antisemit Erdogan, i cili kryen gjenocid kundër kurdëve, mbështet organizatën terroriste Hamas, shtyp popullin e tij dhe burgos kundërshtarët politikë, është personi i fundit që mund t’i japë mësime shtetit të Izraelit”, tha Netanyahu.
Më parë, Erdogan kishte dënuar “sulmet” izraelite në rajon, duke theksuar se agresioni i Izraelit kërcënon të gjithë botën dhe duhet të ndalet.
Në një postim të veçantë në Platformën X, kryeministri izraelit përsëriti se Irani nuk duhet të pajiset kurrë me armë bërthamore.
Në të njëjtën kohë, ai mbrojti vendimet e Izraelit në lidhje me sulmet kundër vendit.