Kasami: “Lidhja është gjallë”, mesazh për 148-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit





Me rastin e 148-vjetorit të themelimit të Lidhja Shqiptare e Prizrenit, bashkëkryetari i VLEN-it dhe kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka publikuar një mesazh përkujtues, duke e cilësuar Lidhjen si simbol të vazhdueshëm të unitetit kombëtar shqiptar.

“Lidhja është gjallë! 148 vjet më parë, burrat më të mirë të kombit u mblodhën në Prizren për t’i dalë zot atdheut”, shkruan Kasami në reagimin e tij.

Ai thekson se Lidhja Shqiptare e Prizrenit mbetet një burim frymëzimi për brezat e sotëm.

“Sot, Lidhja Shqiptare e Prizrenit mbetet frymëzim për unitet, dinjitet dhe përkushtim ndaj çështjes kombëtare”.

Në fund të mesazhit të tij, Kasami ka shprehur respekt dhe mirënjohje për figurat historike të Lidhjes.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo