Tym i dendur i zi shihet pranë fshatit Setole, ende pa informacione zyrtare





Një tym i dendur i zi është vërejtur këtë pasdite në një zonë malore në afërsi të fshatit Setole, duke tërhequr vëmendjen e banorëve të zonës dhe kalimtarëve informkn Tetovasot .
Sipas informacioneve të para nga terreni, kolona e tymit shihet nga një distancë e konsiderueshme, ndërsa ende nuk dihet shkaku i saktë i ngjarjes. Deri në këto momente nuk ka konfirmim zyrtar nëse bëhet fjalë për zjarr në pyll, djegie të ndonjë objekti apo ndonjë incident tjetër.
Banorët kanë shprehur shqetësim për situatën, ndërsa pritet që ekipet kompetente të dalin në terren për të verifikuar gjendjen dhe për të dhënë informacione më të detajuara.
TetovaSot do të vazhdojë të ndjekë zhvillimet dhe do t’ju informojë sapo të ketë të dhëna të reja nga institucionet përgjegjëse.

Tym i dendur i zi shihet pranë fshatit Setole, ende pa informacione zyrtare

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo