Përleshje mes dy shtetasve të Kosovës në Tetovë, njëri përfundon në spital

Përleshje mes dy shtetasve të Kosovës në Tetovë, njëri përfundon në spital

Një 20-vjeçar nga Kosova ka kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin Klinik të Tetovës, pasi pretendon se është sulmuar fizikisht nga një bashkëqytetar i tij.

Sipas denoncimit të raportuar nga Tetovasot, incidenti ka ndodhur më 7 qershor në një banesë në Tetovë, pas një debati dhe mosmarrëveshjeje të mëparshme me A.B. (24), gjithashtu nga Kosova. Policia po heton rrethanat e ngjarjes.TS

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo