Një qytetar nga Tetova ka rënë pre e një mashtrimi online dhe ka humbur 20.000 denarë. Tetovasot mëson se ai kishte marrë një mesazh lidhur me një pagesë të supozuar për rezervimin e një banese në Shkup.
Pasi kishte hapur linkun dhe kishte futur të dhënat e kartelës bankare, nga llogaria e tij janë tërhequr paratë. Kur mashtruesit kërkuan edhe 25.000 denarë shtesë, ai dyshoi dhe kontaktoi bankën, e cila bllokoi menjëherë kartelën.TS