Detaje shokuese për arratisjen e Gruevskit, nuk iku nga Shkupi, por nga …! (VIDEO)

Nikola Gruevski nuk është arratisur për në Hungari nga shtëpia e tij, por nga Ohri, më saktësisht nga hoteli “Royal View” i vendosur në bregun e Liqenit të Ohrit, rreth orës 02:40 pas mesnate, më 10 nëntor 2018. Këtë gjë, në emisionin “Na kavga so Ivan”, e pretendon Aleksandër Malenko, i cili e ka pritur ish-kryeministrin Gruevski në hotelin e ish-bashkëshortes së tij.

​Sipas pretendimit të Aleksandër Malenkos, Nikola Gruevski nuk iku nga shtëpia e tij në Shkup, por pikërisht nga ky hotel në Ohër, në datën 10 nëntor 2018, rreth orës 02:40 pas mesnate. Malenko thotë se ai personalisht ia ka hapur garazhin e hotelit që të dilte Gruevski, i cili u largua me një makinë të tipit Passat, të cilën e drejtonte shoferi i tij, ndërsa në makinë ndodheshin edhe njerëz të sigurimit të tij personal. Ndërkaq, familja e Gruevskit, bashkëshortja dhe vajzat, mbetën në hotel dhe e vazhduan qëndrimin e tyre.

​Sipas Malenkos, Gruevski kishte mbërritur në Ohër tri ditë më parë — më 7 nëntor 2018 në mbrëmje — me dy automjete, njëra prej të cilave ishte e MPB-së nga Drejtoria e Gjashtë për sigurim dhe ndjekje, ndërsa tjetra ishte makina e tij private me shoferin dhe sigurimin. Gruevski kishte mbërritur bashkë me familjen, ndërsa Malenko i kishte pritur në garazh. Qëndrimi i tij ishte paralajmëruar sipas protokollit të MPB-së si mysafirë VIP, pa u treguar saktësisht se për kë bëhej fjalë, gjë që është një procedurë standarde sigurie.

​Më vonë, Gruevski mbërriti në Budapeshtë të Hungarisë në rrethana të pasqaruara plotësisht, pasi paraprakisht kishte kaluar përmes Shqipërisë, Malit të Zi dhe Serbisë. Në Maqedoni u hap një hetim për këtë rast, por askush nuk mbajti përgjegjësi.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo