VLEN: Ajo që BDI nuk e bëri për 25 vite, VLEN po e bën për 25 muaj

Problemet e BDI-së nuk janë probleme të shqiptarëve. BDI ka hall mbijetese politike, ndërsa shqiptarët kanë hall avancimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe mbrojtjen e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat.
Për 25 vite, BDI e kishte pushtetin, por jo edhe vullnetin. I kishte institucionet, ministritë dhe mekanizmat në dorë, por një nga shtyllat kryesore të Marrëveshjes së Ohrit, përfaqësimin e drejtë dhe adekuat, e la pas dore.

Sot, kur flasin për kërcënim ndaj Marrëveshjes së Ohrit, janë pikërisht ata që e shpallën atë të përfunduar, ndërsa një nga parimet e saj kryesore e lanë pa ligj.
Në vend që ta bënin ligjin, shpikën mekanizma të përkohshëm. Në vend që ta mbronin si parim kushtetues, e përdorën si vegël për pazare politike.

Kështu ndodhi edhe me balancuesin. E shisnin si zgjidhje, por qytetarët e panë se si u keqpërdor në konkurse. Dikush deklarohej një gjë një ditë, e nesër një gjë tjetër. Jo pse i ndryshonte identiteti, por pse i ndryshonte interesi
Kjo nuk është përfaqësim i drejtë. Kjo është lojë me sistemin.

Ligji që po e sjell VLEN e heq këtë mendësi. Askush nuk ia merr qytetarit të drejtën të deklarohet lirshëm, por vetëdeklarimi nuk mund të jetë mbulesë për mashtrim.
Kur ekzistojnë të dhëna zyrtare, ato nuk mund të injorohen vetëm pse dikujt i konvenon ndryshe për një konkurs. Nëse konstatohet keqpërdorim, kandidati refuzohet dhe nuk mund të aplikojë në konkurse për tre muaj.

Ky ligj vendos rend në punësime. Jo më punësime “si t’i teket dikujt”, jo më improvizime dhe jo më lojëra me identitetin e qytetarëve, por planifikim, të dhëna, përgjegjësi dhe ligj.
Ajo që BDI nuk e bëri për 25 vite, VLEN po e bën për 25 muaj.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo