Një i mitur është plagosur në një aksident rrugor të ndodhur mëngjesin e së shtunës në aksin Sarandë–Delvinë.
Një automjet tip “Golf”, i drejtuar nga një 16-vjeçar me inicialet D. C., ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.
Në vendngjarje kanë ndërhyrë kalimtarë të rastit, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë dhe shërbimet e emergjencës.
I mituri është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Sarandës, ku pas ekzaminimeve mjekësore është konstatuar se ka pësuar frakturë në këmbë dhe dëmtime të tjera të lehta trupore. Për shkak të gjendjes shëndetësore, pritet transportimi i tij drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Sipas deklarimit paraprak para policisë, 16-vjeçari ka dyshuar se automjeti i tij mund të jetë fërkuar me një mjet tjetër para humbjes së kontrollit, por ka shtuar se nuk e kujton qartë ngjarjen për shkak të tronditjes.