Kryeministri Hristijan Mickoski priti sot presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa





Sot zhvillova një takim me presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa, ku biseduam për perspektivën evropiane të shtetit tonë, sfidat aktuale dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit me Bashkimin Evropian. Në një bisedë të hapur dhe konstruktive konfirmuam angazhimin e përbashkët për avancimin e proceseve reformuese, forcimin e institucioneve demokratike dhe përshpejtimin e integrimit evropian”, shkroi Mickoski.

Kryeministri theksoi se qytetarët presin përparim konkret në rrugën evropiane të vendit, ndërsa mbështetja dhe partneriteti i Bashkimit Evropian kanë rëndësi të veçantë për arritjen e këtyre objektivave.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo