Mbi 3 orë protestë/ Zvërneci ngre në këmbë shqiptarët





Protesta e qytetarëve është shoqëruar me revoltë, mllef dhe pakënaqësi ndaj qeverisjes së vendit. Edhe pse tubimi u nxit nga kundërshtimi ndaj projektit në Zvërnec, protestuesit zgjeruan kauzën duke kërkuar shfuqizimin e ligjit për investimet strategjike dhe anulimin e Paketës së Maleve.

Protesta para Kryeministrisë për Zvërnecin është mbyllur pas më shumë se 3 orësh. Për ditën e nesërme është paralajmëruar një tjetër tubim në orën 18:00, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

Në thirrjen “nesër edhe më shumë’, protestuesit janë zotuar se nuk do lënë sheshin pa u plotësuar kërkesat e tyre. Zvërneci ishte shkëndija, por ato kanë parashtruar edhe një sërë kërkesash të tjera si anulimi i Paketës së Maleve dhe shfuqizimin e ligjit dhe statusit që lidhet me investimet strategjike.

Mobilizimi mund të marrë përmasa më të gjera, duke përfshirë edhe problematika të tjera që prekin interesin publik. Mbetet për t’u parë që a do zgjerohen kauzat e protestës.

Gjatë tubimit, qytetarët mbanin në duar pankarta pikante si “Zaptuan Shqipërinë”, “Vlora ka historinë e sakrificës, jo çmim për t’u shitur”, “Anulo projektin” dhe “Jep dorëheqjen”.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo