Incident serioz në Rumani: Droni rus godet një ndërtesë banimi në Galaci, plagosen dy persona





Një dron ka goditur çatinë e një ndërtese banimi në qytetin rumun Galaci (Galați) herët në mëngjesin e sotëm, duke plagosur lehtë dy persona. Droni ka goditur ndërtesën rreth orës 2:00 të mëngjesit, duke shkaktuar një zjarri në katin e dhjetë të saj, raportuan mediat rumune.

​Në të njëjtën kohë, Rusia kishte nisur një sulm ndaj një qyteti fqinj ukrainas, njoftoi Ministria rumune e Mbrojtjes.

​Reagimi i NATO-s
​Pasi droni rus goditi ndërtesën e banimit në qendër të qytetit Galaci, edhe NATO ka lëshuar një deklaratë zyrtare. Zëdhënësja e Aleancës, Alison Hart, deklaroi se Sekretari i Përgjithshëm Mark Rutte është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet rumune dhe se NATO e dënon ashpër “papërgjegjshmërinë ruse”.
​Nga ky incident mbetën të plagosur lehtë një grua 51-vjeçare dhe një fëmijë 14-vjeçar, si dhe u evakuuan 70 banorë.
​Ministria e Jashtme e Rumanisë: “Përshkallëzim serioz dhe i papërgjegjshëm”
​Ministria e Punëve të Jashtme të Rumanisë e vlerësoi incidentin në Galaci, ku droni u rrëzua dhe shpërtheu mbi bllokun e banimit, si një përshkallëzim serioz dhe të papërgjegjshëm nga ana e Federatës Ruse.
​”Ky incident përbën një përshkallëzim serioz dhe të papërgjegjshëm nga ana e Federatës Ruse. Rumania do të ndërmarrë masat e nevojshme diplomatike si përgjigje ndaj kësaj shkeljeje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare dhe të hapësirës së saj ajrore.
​Rumania ka informuar shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, aleatët dhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s për rrethanat e ngjarjes, si dhe ka kërkuar masa për të përshpejtuar transferimin e kapaciteteve kundër mbrojtjes nga dronët në Rumani. Federata Ruse mban përgjegjësi direkte për këto veprime serioze dhe të papërgjegjshme.
​Rumania do të veprojë me vendosmërinë më të lartë për të rritur presionin ndërkombëtar ndaj Federatës Ruse, me qëllim që të arrihet një armëpushim i menjëhershëm dhe gjithëpërfshirës”, deklaroi Ministri i Punëve të Jashtme të Rumanisë, Toiu Oana.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo